
Studentët po vazhdojnë edhe sot protestat në Novi Sad duke shprehur pakënaqësitë e tyre me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Fillimisht studentët kanë mbajtur heshtje në shenjë nderimi për viktimat e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, por më pas ka ndodhur një incident i rëndë.
Siç raportohet gjatë aksionit “Stop, Serbi”, shoferi i një makine ka përplasur disa studentë të mbledhur në afërsi të tregut të Futoshkës.
Gjithashtu këto pamje i ka publikuar edhe nënkryetarja e partisë opozitare, “Liri dhe Drejtësi”, Marinika Tepiç, duke bërë të ditur identitetin e personit që drejtonte mjetin.
Po ashtu disa prej protestuesve shihen duke u rrahur prej mbështetësve, të presidentit Vuçiç.
"Milan Todoroviç nga Novi Sadi është pronar i kësaj Porsche”, ka shkruar Tepiç në platformën X.
*Kujdes, pamje të rënda
Ovo su manijaci koji su pokosili čoveka na komemorativnoj blokadi u Novom Sadu kod Futoške pijace!
— Marinika Tepić (@MarinikaTepic) December 13, 2024
MILAN TODOROVIĆ iz Novog Sada je vlasnik ovog Poršea! pic.twitter.com/wHBGssLKzn
Lini një Përgjigje