TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Prill 2023, 16:55

Propaganda ruse nuk ndalet, mohon ekzistencën e Ukrainës edhe në tekstet shkollore

Shkruar nga Pamfleti

Propaganda ruse nuk ndalet, mohon ekzistencën e Ukrainës edhe në

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe e gjithë kasta përreth tij, prej kohësh kanë nisur një fushatë e cila mohon ekzistencën e Ukrainës si shtet dhe komb.

Por këtë herë propaganda duket se po tentohet të indoktrinohet edhe te brezat e ardhshëm, pasi ministria ruse e arsimit ka bërë një ndryshim në tekstet shkollore, ku mohon ekzistencën e Ukrainës si shtet.

Sipas medias së pavarur ruse, ‘Mediazona’, në botimin e fundit të librit “Bota rreth nesh”, disa referenca për Ukrainën dhe Kievin janë fshirë. Krahasuar me vitin 2021, edicioni i ri përmban shumë rubrika të modifikuara.

Referencat për kryeqytetin ukrainas u fshinë nga seksionet për historinë e Kyivan Rus, një shtet që shtrihej në Bjellorusi, Ukrainë dhe Rusi moderne.

Punonjësit e shtëpisë botuese Prosveshchenie (Iluminizmi), e cila krijoi librin, i thanë Mediazona-s se atyre iu kërkua të hiqnin referenca “të papërshtatshme” për Ukrainën dhe Kievin nga të gjitha tekstet shkollore.

Ne kemi për detyre që të bëjmë sikur Ukraina nuk ekziston. Është jashtëzakonisht problematike kur një tekst shkollor thjesht nuk ka informacion për një vend. Një fëmijë rritet pa asnjë njohuri për këtë vend, do të ishte shumë më e lehtë për ta të besonin televizorin”, ka thënë një punonjës i shtëpisë botuese për median ruse.

ukraina nuk ekziston rusi tekstet shkollore

Lini një Përgjigje