Merr përmasa akoma dhe të mëdha përplasja mes Tiranës dhe Athinës sa i takon rastit të Fredi Belerit. Greqia po sulmon dhe po ushtron presion prej 3 vitesh, duke na përmendur madje dhe shtetin e së drejtës, por goditja e madhe ndaj saj ka ardhur nga Kroacia.
Presidenti Zoran Milanoviç, teksa ka folur mbi përplasjet me sy vendeve sa i takon trazirave të tifozëve kroatë dhe arresitmit të tyre në Greqi, hoqi një paralele me rastin e Fredi Belerit.
Tifozët u arrestuan pas trazirave në ndeshjen kundër AEK dhe po mbahen në qeli dhe ai përmendi fjalët që Mitotakis përmend te rasti “Beleri”.
“Në Greqi nuk po tregohet se ka shtet të së drejtës. Në të njëjtën kohë, kryebashkiaku i Athinës ka shkuar për të demonstruar në një fshat shqiptar. Kjo ndodh për faktin se disa javë më parë, një kandidat me etni greke, për të fituar Bashkinë e Himarës, është zënë duke vjedhur vota.
Dhe ata shkojnë në Himarë për të protestuar me një grup njerëzish të tjerë dhe të kundërshtojnë vendimin. Unë e di shumë mirë çfarë ndodh atje”, tha ai.
Milanoviç, në pikëpamjen e tij, e ka të qartë se ky është presion. Madje, sipas tij, ky është presion i drejtpërdrejtë mbi sistemin gjyqësor shqiptar dhe mbi politikën shqiptare.
Një paralelizëm më tej, ai e bën me tifozët e arrestuar të Dinamos së Zagrebit, për të cilët ai ka kërkuar të lirohen.
Por, në këtë rast, nga pala greke, kjo sjellje është etiketuar si presion ndaj drejtësisë greke.
Përse atëherë, ngre pyetjen Milanoviç, qëndrimi i tij quhet presion ndaj drejtësisë greke, dhe rasti i Shqipërisë dhe çështjes Beleri nuk është i njëjtë?
“Përgjigja ime është se ata janë për t’u sulmuar, sepse atë çfarë po bëjnë, nuk është drejtësi”, e përmbylli ai fjalën.
Deri më tani vendet e tjera të BE nuk kanë folur për këtë rast, edhe pse jemi në kushtet e skandalit. Greqia ushtron presion ndaj një vendi tjetër duke kërcënuar madje dhe me bllokime fondesh dhe integrim në BE. Por si duket presidenti kroat ka guxuar të bëjë atë reagim që politika e Tiranës ka frikë prej 30 vitesh.
Lini një Përgjigje