TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Nëntor 2023, 21:04

Po planifikonin sulm terrorist, arrestohen dy adoleshentë rusë në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti

Po planifikonin sulm terrorist, arrestohen dy adoleshentë rusë në

Autoritetet gjermane kanë njoftuar se kanë arrestuar dy adoleshentë, një në North Rhine-Westphalia dhe një në Brandenburg, pasi dyshohen se po planifikonin një sulm terrorist në një treg Krishtlindjesh.

Ministri i Brendshëm i North Rhine-Westphalia, Herbert Reul, tha se adoleshentët, të moshës 15 dhe 16 vjeç, u arrestuan me dyshimin se kishin planifikuar një sulm terrorist në një treg Krishtlindjesh, pa specifikuar se cili.

Homologu i tij në Brandenburg, Michael Stübgen, tha në një deklaratë se policia e Brandenburgut ka arrestuar një të ri rus, i cili dyshohet se po përgatiste një sulm.

Një burim i cili kërkoi të mbetej anonim tha për AP, se 16-vjeçari është një shtetas rus me origjinë nga Çeçenia.

gjermani rusi sulm terrorist

Lini një Përgjigje