
Forcat e armatosura izraelite njoftuan sot se po koordinojnë transferimin e inkubatorëve në Rripin e Gazës, për të lejuar evakuimin e të porsalindurve nga spitali më i madh në enklavën palestineze.
Njoftimi, u postua në mediat sociale së bashku me një foto të një ushtareje që ngarkonte inkubatorët në një furgon.
Ndihma vjen pas thirrjeve të dëshpëruara nga spitali Al Shifa për një të porsalindur të sëmurë, ndërsa forcat tokësore izraelite rrethuan Gazën dhe karburanti për gjeneratorët po mbaron.
Ndërsa Bolivia, Çadi, Kili, Kolumbia, Hondurasi, Jordania, Turqia dhe Afrika e Jugut kanë tërhequr tashmë diplomatët e tyre pas “masakrave” në Gaza. Diplomati i lartë izraelit, Eli Cohen, tha gjithashtu se ministria e tij është e shqetësuar se 13 deri në 14 vende të tjera mund të mbajnë qëndrime të ngjashme.
Sipas gazetës Jerusalem Post, Cohen tha në një konferencë për shtyp se Izraeli ka vetëm dy ose tre javë para se të humbasë betejën e tij diplomatike në skenën ndërkombëtare për të ndaluar luftën në Gaza.
Megjithatë, ai theksoi se operacioni ushtarak izraelit në Gaza nuk do të ndalet derisa grupi palestinez Hamas të eliminohet dhe robërit e mbajtur në Gaza të lirohen.
The IDF is in the process of coordinating the transfer of incubators from a hospital in Israel to Gaza. pic.twitter.com/C8jyv0g3sE
— Israel Defense Forces (@IDF) November 14, 2023
Lini një Përgjigje