
Ndërsa sulmi izraelit në Rripin e Gazës ka hyrë në javën e pestë, raportohet se 11,180 palestinezë janë vrarë, përfshirë këtu mbi 7,700 fëmijë dhe gra, dhe më shumë se 28,200 të tjerë janë plagosur.
Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar që nga muaji i kaluar.
Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve nga Izraeli është gati 1200.
Ministri i Jashtëm i Izraelit shprehet se presioni ndërkombëtar mbi Izraelin do të rritet brenda dy ose tre javësh për shkak të sulmit të tij në Gaza.
Megjithatë, ai theksoi se operacioni ushtarak izraelit në Gaza nuk do të ndalet derisa grupi palestinez Hamas të eliminohet dhe robërit e mbajtur në Gaza të lirohen.
Ndërsa ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad deklaroi dje se Hamasi kishte "humbur kontrollin e Gazës" dhe se luftëtarët e tij "po ikin në jug".
“Civilët po plaçkitin bazat e Hamasit dhe nuk i besojnë më qeverisë që kontrollon enklavën palestineze që po goditet pamëshirshëm nga Izraeli”, tha Gallad në një video-mesazh të transmetuar nga disa kanale televizive.
Në mbështetje të deklaratave të Galladit, ushtria izraelite marshoi në qytet, duke pushtuar dhe shkatërruar bazat dhe strukturat e Hamasit.
Pak para deklaratave të Galladit, ushtarët izraelitë publikuan foto që tregonin se ata “pushtuan” të ashtuquajturin "parlamentin e Hamasit" në qytetin e Gazës dhe ngritën flamurin izraelit.

Në shenjë të pozitës së vështirë në të cilën është gjendur, Hamasi i tha dje një grupi ndërmjetësuesish se është gati të lirojë deri në 70 gra dhe fëmijë të mbajtur peng në Rripin e Gazës nëse shpallet një armëpushim pesë-ditor, tha organizata, e Brigadave Ezzedine al-Qassam.
Armëpushimi duhet të përfshijë dërgimin e ndihmave humanitare kudo në Rripin e Gazës, shtoi organizata.
Zëdhënësi tha gjithashtu se një ushtare izraelite, e cila ishte në mesin e pengjeve, u vra më 9 nëntor nga bombardimet izraelite.
Ushtria izraelite konfirmoi sot identitetin e një ushtareje femër të mbajtur peng nga Hamasi, pasi krahu i armatosur i lëvizjes islamike palestineze publikoi një video që tregonte robin e ri.
"Ne qëndrojmë pranë familjes Marciano, vajza e së cilës, Noa, u rrëmbye brutalisht nga organizata terroriste Hamas," tha ushtria izraelite në një deklaratë të lëshuar rreth mesnatës, duke konfirmuar për herë të parë identitetin e një prej rreth 240 pengje në Rripin e Gazës pasi Hamasi sulmoi territorin izraelit më 7 tetor.
Të hënën vonë mbrëma, Brigadat Ezzedine al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, publikoi videon e ushtares femër duke lexuar një mesazh në hebraisht, duke treguar emrin dhe numrin e regjistrimit ushtarak dhe se ajo është mbajtur në Gaza për katër ditë.
"Një përfaqësues i IDF shkoi në shtëpinë e familjes Marciano dhe i informoi ata për publikimin e videos," thanë forcat e armatosura izraelite, duke akuzuar Hamasin se vazhdon të praktikojë terrorizëm psikologjik dhe të sillet në mënyrë çnjerëzore duke publikuar foto dhe video të pengjeve.
"Ne do të përdorim të gjitha mjetet për t'i kthyer pengjet në shtëpitë e tyre," tha IDF.
Krahu i armatosur i Hamasit akuzoi dje ushtrinë izraelite se shmang përmbushjen e kushteve që i vendosi në negociatat e ndërmjetësuara nga Katari. Më tej, ai siguroi se është i gatshëm të vazhdojë me lirimin e 70 grave dhe fëmijëve të mbajtur peng në Rripin e Gazës në këmbim të shpalljes së armëpushimit pesëditor dhe dërgimit të ndihmave humanitare në enklavën palestineze.
Ndërsa komandot e njësisë Shayetet 13 dhe anëtarët e Brigadës 401 të Blinduar të Forcave të Armatosura të Izraelit (IDF), të cilët bastisën Spitalin e Fëmijëve Al Radisi në Gaza, zbuluan municione të Hamasit në bodrumin e spitalit.
Në një video-mesazh në anglisht, zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha se "poshtë spitalit, në bodrum, gjetëm një qendër operacionale të Hamasit, jelekë, granata, pushkë sulmi AK-47, pajisje shpërthyese, RPG (raketëhedhës) dhe armatime të tjera.
"Ne gjetëm gjithashtu prova që sugjeronin se Hamasi mbante pengje këtu," tha Hagari, duke shtuar se "pas masakrës së 7 tetorit, terroristët e Hamasit u kthyen në këtë spital, pasi rrëmbyen izraelitët brenda shtëpive të tyre".
“Hamasi fshihet brenda spitaleve. Sot po ia zbulojmë të gjithë botës”, tha zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite.
Diapers, a baby's bottle, a chair and next to it a rope for tying hostages: this is what the Rantisi hospital shelter looks like, where the murderous organization Hamas held hostages pic.twitter.com/T7IOlV4tfC
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) November 13, 2023
Admirali Haggari tha se IDF ka punuar disa ditë për të evakuuar në mënyrë të sigurt pacientët nga Al Radisi dhe spitalet e tjera në Rripin verior të Gazës.
“Lufta është kundër Hamasit, jo kundër popullit të Gazës. Sidomos jo kundër të sëmurëve, grave dhe fëmijëve”, theksoi ai dhe akuzoi Hamasin për përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore”.

Sipas raportimeve të fundit disa palestinezë janë vrarë në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor të Tulkarm në orët e fundit. Të paktën tre persona u vranë në një sulm izraelit të martën herët në mëngjes, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Ndërkohë, pesë të tjerë u vranë gjatë një operacioni ushtarak izraelit rreth qytetit, raportoi AFP duke cituar një drejtor të një spitali lokal ku u regjistruan vdekjet. Pesë viktimat ishin midis moshës 21-29 vjeç, tha zyrtari.
Ka pasur një dislokim masiv të ushtarëve izraelitë në zonë mes raporteve për konfrontime të dhunshme.
Lini një Përgjigje