TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Shkurt 2024, 09:21

Planifikonin të pushtonin Evropën me ‘mall’, kapen 8 tonë kokainë në Spanjë; arrestohen 3 persona

Shkruar nga Pamfleti

Planifikonin të pushtonin Evropën me ‘mall’, kapen 8

Agjentët e Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore të Administratës Tatimore të Spanjës kapën tetë tonë kokainë të fshehur në një kontejner në portin e Algeciras, njoftoi Ministria e Financave të Spanjës.

Droga ishte fshehur brenda një konstruksioni metalik të projektuar për të shmangur zbulimin e skanerit, i cili ishte plotësisht i ngarkuar, duke nxitur doganierët të hapnin kontejnerin.

Në një deklaratë të Ministrisë së Financave, thuhet se droga ishte kontrabanduar nga Surinami, me planin për ta shitur kokainën në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë.

Në aksionin e Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore kundër trafikut të drogës janë arrestuar tre persona, shtoi Ministria.

spanjë kokainë

Lini një Përgjigje