
Pas sulmit verbal dhe akuzave të rënda të presidentit amerikan Trump, i cili së fundmi e quajti presidentin ukrainas Zelensky diktator, Trumpi po përpiqet për të shtensionojë situatën. I ngarkuari special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, arriti për një vizitë në Kiev.
Kellogg do të takohet edhe me Presidentin Volodymyr Zelensky, i cili në prag të takimit theksoi rëndësinë e një marrëdhënieje të mirë me Uashingtonin.
Zelensky tha në një videomesazh se: "Për ne është shumë e rëndësishme që ky takim dhe bashkëpunimi ynë me Amerikën në tërësi të jenë konstruktivë. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një paqe e qëndrueshme për Ukrainën".
Ai shtoi se kemi të bëjmë me një luftë "që ne në Ukrainë kemi dashur ta mbyllim që në sekondën e parë”. Me këtë deklaratë, ai i kundërshtoi, pa e përmendur Trumpin, akuzat e presidentit amerikan se luftën e kishte nisur qeveria e Ukrainës.
Frika e Kievit
Kievi dyshon se mund ta përjashtojnë nga negociatat mes Uashingtonit dhe Moskës për të ardhmen e Ukrainës.
Në videomesazhin e tij presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me liderët e huaj. Ai tha se kishte pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, presidentin francez Emmanuel Macron dhe senatorin amerikan Lindsay Graham. Graham është një mbështetës i Trumpit. Zelensky u shpreh se e kishte falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën nga të dyja palët në Kongresin Amerikan.
Lini një Përgjigje