
Këshilltar i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak deklaroi se Vladimir Putin mund të ketë dhënë tashmë urdhrin për të vrarë kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Sipas tij, Putin dëshiron t’i mbajë të gjithë me frikë dhe vjarsa e Prigozhin do të ishte mesazhi i që do të frikësonte këdo që do të tentonte të njëjtën gjë.
"Reputacioni i Putinit është t'i mbajë të gjithë në frikë. Prandaj është një çështje personale për të që të shkatërrojë Prigozhin sa më shpejt të jetë e mundur. Prigozhin tashmë është ekspozuar ndaj rreziqeve të rëndësishme për sigurinë e tij dhe shqetësimet do të rriten”, tha ai.
Këshilltari i presidentit ukrainas tha më pas se ishte i bindur se revolta e Prigozhin tregoi se Putini nuk ka cdo gjë nën kontroll.
“Në 24 orë, ai e bëri atë një president të dobët, gjë që do të ketë një ndikim të madh në të ardhmen e Putinit, tha Podolyak, sipas të cilit shefi i Wagner aktualisht po lëviz midis Shën Petersburgut dhe Minskut, duke kërkuar "një vend për veten e tij", tha këshilltari i Zelenskyt.
Lini një Përgjigje