TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Maj 2023, 10:44

Përplasjet në veri të Kosovës, reagon NATO: Të qetësohet menjëherë situata!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në veri të Kosovës, reagon NATO: Të

Aleanca ushtarake e NATO-s u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të ulët tensionet në veri të vendit një ditë pas përplasjeve mes policisë dhe grupeve lokale të serbëve të cilët sulmuan ashpër efektivët duke plagosur 5 prej tyre.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme ku mbetën të plagosur edhe 5 efektivë të policisë së Kosovës pas përplasjeve të dhunshme me protestuesit, sollën reagim të menjëhershëm të ndërkombëtarëve të cilët i cilësuan si provokim veprimet e Forcave Speciale për të futur në zyrë kryetarët e rinj të komunave.

SHBA dhe BE i  bënë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të ndalte provokimet dhe veprimet e dhunshme në veri të Kosovës. Në një deklaratë të DASH, Kurti paralajmërohet se pas kësaj ngjarje do të ketë pasoja në raportet SHBA-Kosovë.

Ndërsa kreu i ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani ruajtën një linjë reagimi duke u përgjigjur ndaj deklaratave se policia në veri të vendit por kryente detyrën duke ruajtur dhe mos lejuar cënimin e integritetit territorial.

përplasjet në veri të kosovës nato

Lini një Përgjigje