
Videoja e debatit Trump-Zelensky në Zyrën Ovale u bë virale në rrjetin social X, në pronësi të Elon Musk. Videoja ka marrë miliona shikime në rrjetin social, duke u bërë virale brenda një ore pasi presidentit ukrainas iu kërkua të largohej nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas ekspertit të mediave sociale, Franz Russo, videoja e prë e publikuar nga rrjeti amerikan CSpan, kushtuar çështjeve politike, ka kaluar 30 milionë shikime në X, duke marrë parasysh shpërndarjet e përmbajtjes nga llogaritë më të ndjekura.
”Një klip i shkurtër i postuar nga Musk në platformën e tij, ka arritur 89 milionë shikime. Duke shtuar këto dhe kontribute të tjera, edhe duke marrë parasysh mbivendosjet e mundshme, është e besueshme që totali në X tejkalon 150 milionë shikime, bazuar në të dhënat e mbledhura”, shtoi Russo.
Videot në rrjetet sociale të publikuara nga gazetat kryesore ndërkombëtare kanë arritur mbi 10 milionë shikime në pak orë. Në YouTube, klikimet ishin më të pakëta.
Analiza e Russos tregon se video e Fox-it ka marrë 1,5 milionë shikime, ndërsa ajo e ”The Telegraph”-it 2,8 milionë.
“Është interesante që X po i kalon platformat video si YouTube për sa i përket shpejtësisë dhe vëllimit të shikimeve në ngjarje si kjo. Kjo tregon se sa i rëndësishëm mund të jetë X për Musk dhe në këtë momen edhe për Trump”, thekson ai.
Lini një Përgjigje