
Presidenti i SHBA-së Donald Trump vijon të përsërisë mendimin e tij lidhur me takimin e dështuar me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale.
"Nuk mendoj se Zelensky është mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara", theksoi ai. Kështu u shpreh presidenti Donald Trump për homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për “Fox News”.
Lidhur me debatin e shumë komentuar me liderin ukrainas në Zyrën Ovale, Trump tha se "ishte si t’i marrësh karamelet një fëmije".
"Ai është një djalë i ashpër, Zelensky ka marrë shumë para nga ne”, komentoi Trump.
Lini një Përgjigje