TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Nëntor 2024, 16:49

Perlat e ushtrisë ruse, në 150 raste kanë bombarduar territorin e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Perlat e ushtrisë ruse, në 150 raste kanë bombarduar territorin e

Fakte të pabesueshme dalin nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas medias së pavarur ruse ‘Astra’, në 150 raste ushtarët rusë kanë ngatërruar shënjestrën dhe kanë bombarduar qytetet e tyre dhe jo ato ukrainase.

Rasti më i fundit ishte një bombë ruse mbi një shkollë në fshatin Bykovka në qarkun e qytetit Yakovlevsky të Rusisë. Bomba shkatërroi çatinë dhe përfundoi në zyrën e katit të tretë të këtij objekti shkollor.

Gjithmonë sipas Astra, një bombë tjetër e tipit FAB-250 ka rënë në territorin rus gjatë 15 nëntorit, vetëm një kilometër e gjysmë larg fshatit Bely Kolodez në qarkun Shebekinsky.

Sipas saj, që nga fillimi i vitit, forcat e Kremlinit kanë hedhur të paktën 150 bomba në territorin e saj apo në zonat ukrainase që kontrollohen nga rusët. Shumica prej tyre nuk kanë shpërthyer.

Lini një Përgjigje