
Vuçiç ka theksuar tha se në ushtri po investohet një shumë e madhe parash, se shpenzimet janë në miliarda euro. Sipas tij se janë mbushur të gjitha rezervat me karburant, ushqim dhe po sigurohet municion shtesë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është pyetur ditën e djeshme për tezën që qarkullon në disa media serbe, se oficerët e inteligjencës britanike po përgatiten për luftën e pretenduar në veri të Kosovës.
Ai tha se nuk mendon se Londra ka arsye për trazira.
"Nuk jam i sigurt se gjithçka është në rregull, nuk jam i sigurt as që gjithçka është e gabuar. Shërbimet tona po e analizojnë tani. Mua, ndryshe nga njerëzit që reagojnë në mënyrë irracionale, kam nevojë për kohë.Unë nuk mendoj se në këtë moment Londra ka një arsye për të provokuar konflikte në Ballkan. Nuk ka dyshim se ajo është e lidhur mirë si me shërbimet e jashtme ashtu edhe me ato të brendshme të Britanisë së Madhe. Në ditët në vijim do të flas me Marshallin Sir Stuart Peach”, tha Vuçiç.
Vuçiç gjithashtu foli edhe për Forcat e Armatosura Serbe. Ai tha se në ushtri po investohet një shumë e madhe parash, se shpenzimet janë në miliarda euro dhe theksoi se e gjithë kjo është transparente.
Ai tha se janë mbushur të gjitha rezervat me karburant, ushqim dhe po sigurohet municion shtesë.
"Ne kemi mbushur të gjitha rezervat e naftës dhe derivateve të naftës në 100 për qind. Ne kemi rezerva ushqimore të rritura në 100 për qind. Ne vazhdojmë me programet e zhvillimit përmes industrisë sonë ushtarake," tha ai.
Më tej president serb tha se ushtria është e armatosur deri në dhëmbë.
“Amerikanëve u morëm 118 Hummer, erdhën 66. I kemi ngjitur edhe një Mistral... Gjithçka që fluturon sot në Forcën Ajrore Serbe është e armatosur deri në dhëmbë. Dikur kishim avionë që përdoreshin vetëm për transport, sot. ne kemi edhe ata të armatosur deri në dhëmbë që të mund të përballen me këdo qoftë në tokë dhe në ajër”, tha Vuçiç, raporton B92.
Lini një Përgjigje