TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shtator 2024, 09:21

“Perëndimi po gabon me Putinin”, opozitari rus: Po i zgjasin kohën në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

“Perëndimi po gabon me Putinin”, opozitari rus: Po i zgjasin

Opozitari rus, Mikhail Khodorkovsky, ka kritikuar marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë.  Sipas tij, Perëndimi po bën gabime strategjike.

“Mënyra se si po sillet Perëndimi aktualisht po i zgjat kohën e Putinit në pushtet”, tha ish-oligarku për “Tagesspiegel”.

“Perëndimi duhet të thotë se është në luftë me vendimmarrësit”, vazhdoi Khodorkovsky.

Khodorkovsky beson se është e gabuar të shpallësh të gjithë Rusinë armik dhe të barazosh vendimmarrësit rusë me popullsinë.

“Nëse Perëndimi do të ishte sjellë siç po bën tani kur shpërtheu lufta gjithëpërfshirëse në shkurt 2022, lufta tashmë do të kishte përfunduar,” tha ai.

vladimi putin perendimi rusia

Lini një Përgjigje