
Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se Rusia po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga marrëveshja e grurit, gjatë një takim me gazetarët.
Ai tërhoqi vëmendjen për faktin se shumica e grurit ukrainas, në kundërshtim me marrëveshjet, shkon në vendet mjaft “të begata” të Bashkimit Evropian.
“Ne e kuptojmë këtë. Ne ramë dakord qëllimisht për marrëveshjen e grurit, për të mbështetur vendet në zhvillim, miqtë tanë, dhe për të hequr sanksionet ndaj sektorit tonë bujqësor. Megjithatë ne u mashtruam sërish. Prandaj, ne tani po mendojmë të tërhiqemi nga kjo e ashtuquajtur marrëveshje e gruri”, u shpreh ai duke shtuar se pothuajse asnjë pjesë e grurit ukrainas nuk arrin në vendet afrikane.
Lini një Përgjigje