
Pas votimit nga qeveria izraelite për mbylljen e Al-Jazeeras në Izraeli, policia ka nisur aksionin për të vënë në zbatim urdhrin.
Sipas asaj që raportohet nga Reuters, një bastisje nga ana e policisë është duke u zhvilluar në ambientet e Al Jazeera në Jerusalem.
Oficerët me rroba civile u panë duke çmontuar pajisjet e kamerës në një dhomë hoteli në videon e shpërndarë në internet. Burimi i Al Jazeera tha se hoteli ishte në Jerusalemin Lindor, i përdorur si një zyrë de-facto.
???????????? Israeli police forces raided the Al-Jazeera channel's premises at the Ambassador Hotel in Sheikh Jarrah, Jerusalem, after the newly enforced ban on the channel by unanimous decision by the occupation government... pic.twitter.com/jY9xEQCn8m
— The Saviour (@stairwayto3dom) May 5, 2024
Sky News nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pamjet. Qeveria izraelite votoi për mbylljen e zyrës lokale të transmetuesit në pronësi të Katarit këtë pasdite. Ofruesit e transmetimit satelitor dhe kabllor pezulluan me shpejtësi kanalin.
“Në përputhje me vendimin e qeverisë, transmetimet e stacionit Al Jazeera janë ndalur në Izrael”, thuhet në një mesazh në kanalin e mbyllur të shërbimit satelitor Yes. Shërbimi kabllor Hot ndërmori veprime të ngjashme, thanë dëshmitarët.
Lini një Përgjigje