TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Prill 2025, 13:06

Pas Trump edhe BE pezullon tarifat doganore për 90 ditë, Von der Leyen: T’i japim një shans negociatave

Shkruar nga Pamfleti

Pas Trump edhe BE pezullon tarifat doganore për 90 ditë, Von der

Bashkimi Evropian ka pezulluar tarifat e reja doganore ndaj SHBA për 90 ditë për të lënë kohë për negociata me Donald Trump.

Ky vendim vjen pas atij të presidenti amerikan mbrëmjen e së mërkurës për të ‘ngrirë’ tarifat për vendet që nuk ishin hakmarrë ndaj valës së tij të parë të tarifave.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se po japin një shans për negociata.

“Ne morëm parasysh njoftimin e Presidentit Trump. Ne duam t'i japim një shans negociatave. Ndërsa finalizojmë miratimin e kundërmasave të BE-së që u mbështetën nga shtetet tona anëtare, ne do t'i vendosim ato në pritje për 90 ditë. Nëse negociatat nuk janë të kënaqshme, kundërmasat tona do të fillojnë. Puna përgatitore për kundërmasa të mëtejshme vazhdon. Siç e kam thënë edhe më parë, të gjitha opsionet mbeten në tavolinë”, ka shkruar Von der Leyen.

Lini një Përgjigje