TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Nëntor 2024, 19:06

Pas skandaleve të njëpasnjëshme, Matt Gaetz tërhiqet nga kandidimi për Prokuror i Përgjithshëm

Shkruar nga Pamfleti

Pas skandaleve të njëpasnjëshme, Matt Gaetz tërhiqet nga

Gaetz, 42 vjeç, u hetua nga Departamenti i Drejtësisë për gati tre vjet mbi akuzat për trafikim seksual që përfshinte një vajzë 17-vjeçare.

I besuari i Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm është tërhequr nga nominimi.

Matt Gaetz tërhoqi emrin e tij, pas skandaleve që po dalin nga dita në ditë. Ai ka reaguar në rrjetin social “X” duke thënë se po largohet duke i dhënë fund debatit mbi emrin e tij.

"Nuk ka kohë për të humbur në një përleshje të zgjatur në mënyrë të panevojshme në Uashington, kështu që unë do të tërheq emrin tim nga shqyrtimi për të shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm", shkroi Gaetz.

Njoftimi erdhi një ditë pasi Komiteti i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve ngeci në publikimin e një raporti mbi akuzat për sjellje të pahijshme seksuale dhe përdorim të paligjshëm të drogës nga Gaetz.

Gaetz, 42 vjeç, u hetua nga Departamenti i Drejtësisë për gati tre vjet mbi akuzat për trafikim seksual që përfshinte një vajzë 17-vjeçare. Të mërkurën, Trump, i pyetur nëse po e rishqyrtonte nominimin, u përgjigj "Jo". Ai po fliste në Teksas pas lëshimit të një rakete nga SpaceX e Elon Musk.

Sot u zbulua se FBI ka gjurmuar pagesat e bëra nga Matt Gaetz për vajzat me të cilat ai kishte bërë seks: mijëra dollarë, të transferuara nëpërmjet aplikacionit Venmo, të bëra midis 2017 dhe 2020 për përfitimin e grave që dëshmuan në gjykatë se kishin bërë seks me të.

Sipas New York Times, dokumentet e zbardhura lidhen me një hetim tre-vjeçar për trafikim, në të cilin ishte përfshirë kongresmeni i atëhershëm nga Florida, i emëruar tani nga Donald Trump si Ministri i ri i Drejtësisë, megjithëse ai nuk u padit.

FBI gjeti konfirmimin se Gaetz pagoi mijëra dollarë për një grup miqsh, duke përfshirë gra që organizuan një seri orgjish midis 2017 dhe 2020 dhe u përfshinë në seks me pagesë.

Të mërkurën 20 nëntor, Gaetz u shoqërua në Kapitol nga Zëvendëspresidenti i sapozgjedhur JD Vance për të takuar senatorët dhe për të fituar besimin e tyre si ministër. Por duket se situata ka ndryshuar.

Lini një Përgjigje