Braverman tha gjithashtu se po pret kohën e duhur pasi ka më shumë për të thënë.
Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman pas shkarkimit të saj u shpreh se ishte ndjerë e privilegjuar që kishte qenë sekretare e Britanisë.
Braverman tha gjithashtu se po pret kohën e duhur pasi ka më shumë për të thënë.
“Ka qenë privilegji më i madh i jetës sime të shërbeja si sekretare e shtëpisë. Do të kem më shumë për të thënë në kohën e duhur”, tha Braverman.
Ndërkohë James Cleverly është Sekretari i ri i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar.
Clerverly u pa duke hyrë në 10 Downing Street këtë mëngjes pasi ish-sekretarja e Brendshme, Sulla Braverman u shkarkua.
Mediat në Britani raportojnë se Braverman është shkarkuar pasi ka kritikuar protestat pro-Palestinës. Shkarkimi i saj pritet të jetë pjesë e një riorganizimi më të gjerë të ekipit të Sunak.
Lini një Përgjigje