TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Prill 2026, 21:34

Pas naftës, paralajmërohet krizë edhe për plehrat kimike; Irani pezullon të gjitha eksportet

Shkruar nga Pamfleti

Pas naftës, paralajmërohet krizë edhe për plehrat kimike;

Mediat iraniane kanë raportuar se Republika Islamike ka vendosur të pezullojë eksportet e të gjitha produkteve petrokimike deri në një njoftim të ri, me qëllim që të sigurojë plotësimin e “nevojave të brendshme” pas dëmtimeve të rënda të shkaktuara nga sulmet izraelite.

Që nga fillimi i përshkallëzimit të konfliktit, Izraeli ka marrë përgjegjësinë për sulme ndaj komplekseve kryesore petrokimike në Iran, veçanërisht në zonat e Asaluyeh dhe Mahshahr, të dyja në jug të vendit. Sipas medias iraniane Jamaran dhe burimeve të tjera shtetërore, objekte të tilla si Fajr Energy Persian Gulf në Mahshahr, si dhe Mobin Energy dhe Damavand Energy në Asaluyeh, janë dëmtuar rëndë.

Prodhimi është ndalur në më shumë se 50 komplekse petrokimike në këto dy rajone kryesore. Sulmet izraelite synuan kryesisht impiantet ndihmëse (utilities) që furnizojnë me energji elektrike, ujë, gaz dhe oksigjen fabrikat petrokimike, duke çuar në ndërprerje masive të prodhimit në të gjithë zonën.

Sipas deklaratave izraelite, këto komplekse përbënin deri në 50-85% të prodhimit dhe eksporteve petrokimike të Iranit.Produktet petrokimike përfshijnë një gamë të gjerë mallrash, nga plastika, kimikatet bazë, plehrat kimike deri te materiale të ndryshme industriale.

Pezullimi i eksporteve pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi, industri të ndryshme brenda vendit dhe në mijëra vende pune. Ky vendim vjen në një kohë kur Irani po përballet me presion të rëndë ekonomik dhe ushtarak për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, duke detyruar autoritetet të prioritizojnë furnizimin e tregut të brendshëm.

irani

Lini një Përgjigje