TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Janar 2024, 20:57

Pas Japonisë, Turqia goditet nga 4 tërmete brenda një ore

Shkruar nga Pamfleti
Pas Japonisë, Turqia goditet nga 4 tërmete brenda një ore

Katër tërmete me magnituda të ndryshme kanë goditur sot Turqinë brenda një periudhe të shkurtër kohore prej një ore.

I pari rreth orës 16:00 me magnitudë 1.5 të shkallës Rihter ndodhi në lindje të Turqisë, më pas pësoi tjetri gjashtë minuta më vonë, duke dridhur tokën në pjesën qendrore të Turqisë.

Tërmeti prej magnitudë 3,2 goditi pjesën perëndimore të Turqisë, i pasuar nga tërmeti i katër me magnitudë 2.5 që preku pjesën lindore.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Një tërmet shkatërrues goditi sot Japoninë qendrore me një magnitudë prej 7.6 ballë, duke shkaktuar evakuime masive përgjatë pjesës më të madhe të vijës bregdetare të vendit.

Si pasojë e tërmetit, gjetën vdekjen katër persona.

Lini një Përgjigje