
Që nga nisja e luftës në Gaza dy vite më parë, të gjitha festimet publike për Krishtlindje u anuluan në Betlehem, ku të krishterët besojnë se lindi Jezusi.
Por pas armëpushimit të fundit, qyteti i shenjtë vendosi që këtë vit festimet të ktheheshin, siç simbolizohet nga ndezja e pemës së tij tradicionale gjigante të Krishtlindjeve përpara Kishës historike të Lindjes.
“Kanë qenë dy vite të këqija heshtjeje; pa Krishtlindje, pa punë. Ne të gjithë jetojmë këtu nga turizmi”, thotë kryetari i bashkisë së Betlehemit, Maher Canawati.
Kryebashkiaku pranon se ideja e rifillimit të festimeve pati polemika, ndërsa vuajtjet vazhdojnë në Gaza, përfshirë edhe ata në komunitetin e saj të vogël të krishterë, shumë prej të cilëve kanë të afërm në Betlehem.
“Disa mund të thonë se nuk është e përshtatshme dhe të tjerë thonë se është e përshtatshme. Por thellë në zemrën time, ndjeva se kjo ishte gjëja e duhur për të bërë sepse Krishtlindjet nuk duhet të ndalen ose anulohen kurrë. Kjo është drita e shpresës për ne”, u shpreh Canawati.
Me tensionet ende në të gjithë rajonin, njerëzit në Betlehem thonë se po luten për paqe dhe shpresojnë që turistët të kthehen në vendin ku besohet se filluan Krishtlindjet.
Ç’eshte kjo AI o trushpelare!? AI është cfare i jep nga goja dhjet nga bytha. Ne Wikipedia kur shkon te Serbia mes të tjerash thuhet që, ne Serbi nga germimet arkeologjike del që serbet kane 8 mije vjet ne keto troje. Keto të dhena futen ne AI e Shqiptaret na dalin serbe. Vjedhin bankat e politikanet e hedging bomba e pasta ia vene fajin AI. Popull e popuj jeni bere baaaaaa.