TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Janar 2025, 15:35

Parashikimi/ Mbi 80% e Europës pritet të përfshihet nga ngricat, në Greqi ndodh fenomeni i çuditshëm

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi/ Mbi 80% e Europës pritet të përfshihet nga ngricat,

 

E ndërsa pjesa më e madhe e Europës do të përfshihet nga temperature të ulëta dhe reshje të shumta dëbore në Greqi do të ndodhë krejt e kundërta.

Sipas faqes së parashikimit të motit, Weather Analysis, 80% e Evropës do të ketë reshje bore. Të gjitha qytetet kryesore, nga Parisi në Budapest, nga Londra në Varshavë, pritet të zbardhen nga dëbora. Gjithashtu pritet që edhe në Romë të ketë reshje dëbore.

Por në Greqi priten erëra jugore, lagështi dhe mbi të gjitha rritje e madhe e temperaturës së bashku me disa reshje shiu në vendin perëndimor.

Por referuar parashikimeve, kjo valë e të nxehtit, e pazakonte për stinën e dimrit, nuk pritet të ndikojë në shkrirjen e dëborës në male

Rrymat e ftohta pritet të përfshijnë Spanjën, Francën dhe Italinë.

Lini një Përgjigje