
Presidenti i zgjedhur Donald Trump është ankua lidhur me vendimin për të mbajtur flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për nder të presidentit të ndjerë Jimmy Carter gjatë inaugurimit të tij më 20 janar.
Presidenti Joe Biden urdhëroi që flamujt të ulen në gjysmë shtizë për 30 ditë nga dita e vdekjes së Carter më 29 dhjetor.
Trump përmes një postimi në Truth Social akuzoi demokratët se janë të kënaqur që flamujt do të mbeten në gjysmë shtizë gjatë inaugurimit të tij.
"Demokratët janë të gjithë 'të mërzitur' që flamuri ynë i mrekullueshëm amerikan të jetë potencialisht në 'gjysmë shtizë' gjatë inaugurimit tim. Ata mendojnë se është kaq e mrekullueshme dhe janë shumë të lumtur për këtë sepse, në fakt, ata nuk e duan vendin tonë, ata mendojnë vetëm për veten e tyre. Askush nuk dëshiron ta shohë këtë, dhe asnjë amerikan nuk mund të jetë i lumtur për këtë. Le të shohim se si do të zhvillohet", tha Trump.
Lini një Përgjigje