Vizita e Asim Munir vjen në një kohë kur bisedimet Iran-SHBA kanë ngecur. Disa media e lidhin atë edhe me detyrimet e Pakistanit ndaj Arabisë Saudite...
Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, viziton sot Teheranin, ndërsa përpjekjet për ndërmjetësim paqësor mbeten të bllokuara, sipas mediave iraniane.
Mediat izraelite raportojnë se vizita nuk lidhet vetëm me bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së, por edhe me marrëdhëniet strategjike të Pakistanit me Arabinë Saudite. Sipas paktit të mbrojtjes mes Riadit dhe Islamabadit, një sulm ndaj njërës palë trajtohet si sulm ndaj të dyjave.
BREAKING: Pakistan’s army chief Asim Munir will travel to Tehran on Thursday as part of ongoing Pakistani mediation in talks between Tehran and Washington over the war on Iran, Iran’s media reports.
— Al Jazeera Breaking News (@AJENews) May 21, 2026
???? More on https://t.co/5H0QqpfIYw pic.twitter.com/YJpvwDUMrF
Në këtë kontekst, çdo përshkallëzim i ri iranian ndaj Arabisë Saudite mund ta vendosë Pakistanin në një pozitë të vështirë. Pakistani ka lidhje të rëndësishme ekonomike dhe strategjike me Arabinë Saudite, ndaj vizita e Munir në Teheran mund të lexohet jo vetëm si nismë diplomatike, por edhe si mesazh paralajmërues.
????MOSSADIL COMMENTARY:
— Mossad Commentary (@MOSSADil) May 21, 2026
Pakistan’s military chief Asim Munir is reportedly heading to Iran for talks.
That is not a small detail. Because the elephant in the room is Pakistan’s obligation to Saudi Arabia.
Under the Saudi-Pakistan defense pact, aggression against one is treated… pic.twitter.com/ISu4Crhkcp
Lini një Përgjigje