
Një paradoks i vërtet po ndodh në Britaninë e Madhe, ku të burgosurit po shihen si shpëtimtarët e ekonomisë. Siç raporton gazeta “Times”, qeveria e Rishi Sunak, në vend që të lehtësojë vizat për emigrantët, ka vendosur të lirojë mijëra të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke u ofruar atyre liri të përditshme në këmbim të punës, veçanërisht në sektorët më të prekur, si ai i kulinarisë, mikpritjes, shërbimit, ndërtimit dhe transportit.
Sipas raporteve në Mbretërinë e Bashkuar, për më shumë se një vit, ka 1.2 milionë vende të lira pune që nuk mund të plotësohen për arsye të ndryshme: nga pasojat e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë që vjen bashkë me inflacionin. Por kjo plagë duket se përkeqësohet në të gjithë shtetin ishull nga Brexit.
Kjo për shkak se sistemi i ri dhe shumë i ashpër i imigracionit, i bazuar në pika, sipas modelit australian, komplikon ndjeshëm fluksin e punëtorëve evropianë dhe nga vendet e treta, siç ishte përpara se Londra t’i thoshte lamtumirë familjes së Bashkimit Evropian.
Lini një Përgjigje