TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2025, 09:42

Paqe në Ukrainë? Zelensky pesimist: Nuk besoj tek vullneti i Putin! 

Shkruar nga Pamfleti

Paqe në Ukrainë? Zelensky pesimist: Nuk besoj tek vullneti i

"Ne të gjithë dëgjuam nga Rusia fjalët që priteshin dhe shumë manipuluese të Vladimir Putinit", tha presidenti i UkrainësVolydymir Zelenskyj në një fjalim në video. Putin nuk guxon t'ia thotë hapur presidentit të SHBA-së Donald Trump, që do ta vazhdojë luftën, tha më tej Zelenskyj. "E përse ata në Moskë një ide për armëpushimin e ndërlidhin me kushte të tilla, në mënyrë që të mos mund të arrihet asgjë ose që sa më gjatë të jetë e mundur kjo të mos arrihet." Sipas të dhënave të Zelenskyjt ky është një truk i shpeshtë i Putinit, që nuk flet qartazi për të bërë gjithçka të mundshme po për ta shtyrë ose për ta bërë të pamundur atë.

Putin parimisht tregohet i hapur për armëpushimin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin parimisht është treguar i hapur për një armëpushim, por ende nuk dëshiron të sqarojë detajet.

Putin do që kjo të arrihet vetëm me kushte, Në një konferencë shtypi Putin miratimin e Moskës ndaj propozimit të SHBA për armëpushim në luftën e Ukrainës e ka kushtëzuar dhe ka shprehur dyshime, nëse mund të mbikqyret një armëpushim i tillë. Ndonëse Moska e preferon propozimin për ndërprerjen e luftimeve, të tilla armëpushime duhet të "çojnë në një paqe të qendrueshme dhe të trajtojnë shkaqet që kanë rrënjë të thella të kësaj krize", tha Putin. Lidhur me propozimin përfaqësuesit e Rusisë dhe të SHBA do të vazhdojnë tani bisedimet. Në të kundërt Zelenskyj theksosi sërish në kritikën e tij gatishmërinë e Ukrainës për ndërprejen e kufizuar të veprimeve luftarake. Kievi e ka pranuar propozimin për armëpushim, sepse SHBA kanë shprehur gatishmërinë për ta mbikqyrur atë./DW

 

Lini një Përgjigje