
Papa Leone, teksa ka rikthyer mesazhet e tij për paqen në Ukrainë, shprehu dëshirën që një ditë të vizitojë Kievin, vendin e shkatërruar nga gati katër vjet lufte. Ai konfirmoi se, megjithëse plani i vizitës ekziston dhe është përgatitur nga Selia e Shenjtë, realizimi i tij është i vështirë për shkak të çështjeve të sigurisë.
Fjalët e tij erdhën gjatë një audiencë private me përfaqësues të botës së optikës dhe optometristëve, në prag të festës së Shën Lucisë, patroneshë e shikimit. Në një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj një pyetjeje, Papa nënvizoi se plani i udhëtimit-vizitë është “i gatshëm, por duhet të jemi realistë për kohën kur mund të realizohet”.
Kjo dëshirë e tij për të shkuar në Ukrainë ishte gjithashtu e shprehur disa ditë më parë në Castel Gandolfo, pas takimit të tij të katërt me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, dy herë në maj dhe korrik, dhe sërish muajin e kaluar. Pas takimit të fundit, Papa theksoi edhe një herë nevojën për një “paqë të drejtë dhe të qëndrueshme” dhe apeloi që të gjitha palët të angazhohen për këtë synim.
Gjatë audiencës, Papa u bëri thirrje diplomatëve italianë, të pranishëm për festimin e Jubileut të tyre, që të jenë “burra dhe gra të dialogut”, të ndërtuar mbi humanizmin kristian që edhe shërben si themel i kulturës evropiane. Ai paralajmëroi kundër fjalëve që nxisin urrejtje, shpifje apo propagandë, duke nënvizuar se misioni i vërtetë diplomatik nuk është kalkulim interesash, por ndërtim paqeje dhe pajtimi.
“Le të angazhohemi me shpresë për të zbutur proklamimet e armiqësisë dhe për të kultivuar fjalë që ndërtojnë mirëkuptim, riparojnë padrejtësi dhe falin ofendime”, tha Papa.
Lini një Përgjigje