TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Maj 2026, 08:04

Papa Leo thirrje për paqe: Të dëgjojmë britmën e të pafajshmëve

Shkruar nga Pamfleti
Papa Leo thirrje për paqe: Të dëgjojmë britmën e
Papa Leo XIV

Papa Leo XIV ka bërë një thirrje të fortë për paqe në mbarë botën, duke kërkuar ndalimin e dhunës dhe të konflikteve që vazhdojnë të prekin rajone të ndryshme. Gjatë një lutjeje në Vatikan, Ati i Shenjtë theksoi se askush nuk duhet të detyrohet të largohet nga shtëpia e tij për shkak të luftës, bombardimeve apo mungesës së sigurisë.

Kreu i Kishës Katolike Romake u ndal edhe te pasojat e urrejtjes dhe ambicies për pushtet, duke theksuar nevojën që ato të zëvendësohen me drejtësi dhe të vërtetë. Ai nënvizoi se vuajtjet e njerëzve të pafajshëm nuk duhet të vazhdojnë.

“Paqja është e mundur edhe në këtë epokë tensioni dhe konflikti. Ajo bëhet realitet kur zgjedhim të dëgjojmë britmat e atyre që vuajnë fëmijëve të pafajshëm, prindërve të dëshpëruar, të burgosurve të keqtrajtuar, refugjatëve dhe të gjithë njerëzve që kërkojnë vetëm një gjë: paqe”, tha Papa.

Në mesazhin e tij, Papa Leo XIV theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit që secili individ mund të luajë në ndërtimin e një shoqërie më të qetë dhe më harmonike. Ai bëri thirrje për refuzimin e çdo forme dhune, qoftë verbale apo fizike, si në jetën e përditshme ashtu edhe në komunikimin në rrjetet sociale.

“Paqja nuk është një teori që testohet në laborator, nuk është një iluzion naiv dhe as një biznes që menaxhohet për interesa personale. Ajo është një angazhim i përditshëm që duhet të udhëheqë veprimet tona”, u shpreh ai në përfundim të lutjes së rruzares në Vatikan.

papa leo paqe

Lini një Përgjigje