TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Prill 2025, 21:34

Papa Donald? Trump: Do të doja shumë të isha Papë, do të ishte zgjedhja ime numër një!

Shkruar nga Pamfleti

Papa Donald? Trump: Do të doja shumë të isha Papë, do

Ndër pyetjet që iu bënë Donald Trump jashtë Shtëpisë së Bardhë pak kohë më parë ishte se kush mendonte ai se duhet të ishte Papa i ri.

Kardinalët do të takohen javën e ardhshme në një konklavë të fshehtë për të zgjedhur kreun e ri të Kishës Katolike pas vdekjes së Papa Françeskut.

Duke buzëqeshur teksa dëgjoi pyetjen, Trump u përgjigj: “Si Papë? Do të doja të isha Papë. Kjo do të ishte zgjedhja ime numër një.”

Ai vazhdoi duke thënë se nuk kishte një preferencë se kush duhet të ishte Papa i ri, por sugjeroi që Timothy Dolan, Kryepeshkopi i Nju Jorkut, mund të ishte një zgjedhje e mirë.

"Nuk e di. Nuk kam ndonjë preferencë. Por duhet të them se kemi një kardinal nga një vend i quajtur Nju Jork i cili është shumë i mirë, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë", tha ai.

Lini një Përgjigje