TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Nëntor 2024, 07:48

Panik në ajër, avioni merr flakë gjatë uljes në Antalia

Shkruar nga Pamfleti

Panik në ajër, avioni merr flakë gjatë uljes në Antalia

Pasagjerët e një avioni rus kanë kaluar momente të tmerrshme në Antalia të Turqisë, kur mjeti fluturues u përfshi nga flakët.

Zjarri u shfaq në motor teksa avioni po ulej në pistë, teksa ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë në kohë të 79 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Avioni udhëtonte nga Soçi në Antalia, ndërkohë që një hetim ka nisur për shkaqet e zjarrit në motor.

Pista e aeroportit të Antalias u mbyll përkohësisht për shkak të këtij incidenti dhe shumë fluturime u devijuan në aeroporte të tjera. 

Lini një Përgjigje