
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilluan ditën e sotme një bisedë telefonike ku dhe diskutuan mënyrat për të përmirësuar efikasitetin e bashkëpunimit dypalësh tregtar dhe ekonomik, thuhej në një deklaratë të Kremlinit.
"Në vijim të bisedës në Kazan më 23 tetor, ata diskutuan në mënyrë thelbësore çështjet urgjente të agjendës dypalëshe me fokus në përmirësimin e efektivitetit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik. Në lidhje me këtë, agjencitë përkatëse do të angazhohen në komunikim", thuhej në deklaratë, teksa shtohej se udhëheqësit diskutuan gjithashtu disa çështje ndërkombëtare.
Telefonata mes dy liderëve u konfirmua edha nga ana e zyrës për shtyp të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Kujtojmë se Putin dhe Erdogan u takuan në margjinat e Samitit të BRICS në Kazan, Rusi më 23 tetor. Në atë kohë, ata diskutuan perspektivat për zhvillimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe një projekt për të krijuar një qendër ndërkombëtare të gazit në Turqi.
Lini një Përgjigje