
Një gjeneral i lartë rus, së bashku me 500 ushtarë të Koresë së Veriut kanë mbetur të vdekur nga raketat britanike Storm Shadow gjatë një sulmi të fundit në tokën ruse.
Sulmi i nisur nga Ukraina eliminoi gjeneralin Valery Solodchuk dhe gjithashtu rezultoi me 18 oficerë të Putinit të raportuar të humbur dhe18 të tjerë të plagosur.
Më herët, u raportua se një gjeneral i Kim Jong-un mbeti i plagosur gjatë sulmit, ndërsa ai komandonte trupat që mbështesin agresionin në Ukrainë.
Në sulmin e kryer nga Ukraina ishte hera e parë që raketat e Mbretërisë së Bashkuar Storm Shadow u përdorën në objektiva thellë brenda Rusisë.
Kuptohet se raketat kishin goditur një post komandë dhe një objekt ushtarak të Putinit, një humbje e konsiderueshme.
Autoritetet ruse nuk kanë konfirmuar ende humbje të cilat do të ishin të rënda si për Rusinë ashtu edhe për Korenë e Veriut.
Moska kërcënoi gjithashtu se përdorimi nga Ukraina i raketave të furnizuara nga NATO nënkuptonte se Putini mund të kundërpërgjigjej në mënyrë legjitime me raketa bërthamore.
Lini një Përgjigje