
Një sulm tragjik ka ndodhur në plazhin Bondi në Sydney, plazhin më të famshëm të Australisë. Dy persona hapën zjarr gjatë një feste hebraike. Pamjet e filmuara me dron tregojnë momentin kur dy sulmuesit u qëlluan nga policia.
Sipas një raporti zyrtar fillestar, ka të paktën 10 të vdekur dhe të paktën 18 të plagosur. Policia tha se kishte "neutralizuar" dy të dyshuar. Nga dy sulmuesit, njëri u vra, ndërsa tjetri është në gjendje kritike.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihen dy burra të veshur me të zeza që qëllojnë drejt turmës në plazh. Në video dëgjohen të paktën 12 të shtëna, ndërsa njerëzit largohen me vrap në panik. Në disa pamje të tjera duken persona të shtrirë në tokë, pranë një automjeti të bardhë dhe rreth tavolinave të kampingut. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Lini një Përgjigje