Janë publikuar pamjet e rënda nga plazhi i Bondit në Australi, ku dy persona qëllojnë me armë zjarri, duke regjistruar deri më tani 10 viktima, ndërsa raportohet se shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mediat australiane raportuan se ndërsa njëri nga të dyshuarit hapi zjarr pranë parkingut Campbell Parade, kalimtari u zhvendos drejt tij. Ndërsa të shtënat vazhduan, një burrë i veshur me pantallona të zeza dhe një këmishë të bardhë përdori automjetet e parkuara si mbulesë, duke u zhvendosur me kujdes në parkingun e makinave.
Kur iu afrua në një distancë të afërt, shtetasi u sul drejt personit të armatosur, e rrëzoi përtokë dhe u përfshi në një përleshje fizike me të, derisa arriti t’ia rrëmbente armën dhe ta paralizonte. Më pas, duke e drejtuar armën drejt autorit të krimit, e detyroi të tërhiqej drejt një ure fqinje, ku dyshohet se ndodhej një bashkëpunëtor i dytë.
*Kujdes, pamje të rënda
Bondi Beach Shooting.
— Frenchy (@FrenchyBam) December 14, 2025
The moment a civilian disarms one of the active shooters in an attack in Bondi. A second shooter can be seen on the bridge retaliating.
pic.twitter.com/jUha64AMQ4
Sipas përshkrimit të videos nga mediat lokale, qytetari më pas e mbështeti armën në një pemë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa një person tjetër ndoqi të dyshuarin që po ikte dhe i hodhi një objekt.
Sipas të njëjtave informacione, njëri nga autorët u arrestua dhe është në gjendje kritike, ndërsa i dyti u vra nga zjarri i policisë. Mediat lokale raportojnë për të paktën 10 të vdekur dhe 12 të plagosur. Një rabin është midis viktimave.
Mbetet e paqartë se sa kalimtarë u plagosën, me autoritetet që konfirmojnë se dy oficerë policie dhe një fëmijë janë midis të plagosurve.
*Kujdes, pamje të rënda
BREAKING ????????#Sydney / #Australia
— OC Scanner ???????? ???????? (@OC_Scanner) December 14, 2025
Graphic video of shooters firing on the crowd at Bondi Beach pic.twitter.com/FlxdvHMo31
Autoritetet e përshkruan incidentin si “në zhvillim e sipër”, duke i nxitur njerëzit të evakuoheshin menjëherë nga zona. Sipas radios lokale, u dëgjuan deri në 20 të shtëna, ndërsa një dëshmitar okular i tha një gazete lokale: “Pashë të paktën dhjetë persona në tokë dhe gjak kudo”.
Policia e Uellsit të Ri Jugor tha se hetimet për rrethanat dhe motivet e sulmit ishin duke vazhduar.
*Kujdes, pamje të rënda
Mass Shooting at Bondi Beach, Sydney
— RB. (@rahul4bisht) December 14, 2025
GRAPHIC ⚠️ pic.twitter.com/p5JMnyTuH3
Lini një Përgjigje