TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Gusht 2023, 15:49

Pamje apokaliptike, moti i keq gjunjëzon Norvegjinë; përmbytje dhe rrëshqitje dherash, shembet diga në jug!

Shkruar nga Pamfleti

Pamje apokaliptike, moti i keq gjunjëzon Norvegjinë; përmbytje

Situata e shkaktuar nga moti i keq në Norvegji si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dendura i ngjan asaj të një Apokalipsi.

Një digë në jug të Norvegjisë u shemb pjesërisht të mërkurën pas ditë të tëra reshjesh të dendura që shkaktuan rrëshqitje toke dhe përmbytje në rajonet malore dhe detyruan komunitetet të braktisnin shtëpitë e tyre.

Autoritetet fillimisht shqyrtuan hedhjen në erë të një pjese të digës që ushqen një impiant hidroelektrik për të shmangur përmbytjen e fshatrave të banuara, por ideja u anulua pasi uji depërtoi përmes strukturës.

“Shpresojmë se do të kemi një nivelim gradual të ujit, duke arritur deri në nivelin e duhur”, deklaroi Fredrik Thomson, një zëdhënës i policisë.

Impianti i energjisë në Glama, lumi më i gjatë dhe më voluminoz i Norvegjisë, ishte nën nivelin e duhur të ujit dhe jashtë funksionit.

Por për orë të tëra, uji u mblodh prapa digës. Më pas, një parking pranë stacionit energjetik u përmbyt dhe shumë shpejt uji filloi të rridhte përmes një krisjeje në strukturën e digës. Uji ndau në dysh një rrugë me dy korsi dhe gardhet që shtriheshin në majë të digës.

norvegjia pamje apokaliptike përmbytje

Lini një Përgjigje