
Ukraina mund të bëhet "Afganistani" i BE-së, ka argumentuar kryeministri hungarez Viktor Orban .
Teksa Evropa përpiqet të përshtatet me realitetet e reja të formësuara nga qasja e Donald Trump ndaj Vladimir Putinit për një armëpushim në Ukrainë, me BE-në jashtë kornizës së negociatave, kryeministri hungarez po i hedh benzinë zjarrit me deklaratat e tij, shkruan CNN.
Lufta në Ukrainë mund të kthehet në "Afganistanin" e Bashkimit Evropian, një angazhim shkatërrues dhe i kushtueshëm pa "rrugëdalje", argumentoi Orban, duke folur me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, në një ngjarje mediatike në Dubai.
Udhëheqësi hungarez, i cili është akuzuar prej kohësh nga kritikët e tij për politikat pro-ruse dhe "vijën" e Kremlinit brenda BE-së, foli për qindra miliarda euro ndihma që BE ka shpenzuar për të ndihmuar Ukrainën që t'i rezistojë pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, të cilin Moska e filloi tre vjet më parë.
Viktor Orban: "How to convince Russians to stop the war if they’re basically winning?"
— NEXTA (@nexta_tv) February 16, 2025
Hungarian Prime Minister and Putin's friend stated that the war in Ukraine could turn into the European Union’s Afghanistan, an endless war, if Trump doesn't find a solution. pic.twitter.com/uMiulMRmUx
"Nëse Presidenti Donald Trump nuk është në gjendje të gjejë një zgjidhje, kjo luftë mund të bëhet lehtësisht një "Afganistan" për Bashkimin Evropian," tha Orbán, duke iu referuar luftës 20-vjeçare të Shteteve të Bashkuara në vendin e Azisë Qendrore që përfundoi me tërheqjen e saj të papritur dhe, për shumë, të turpshme përpara gushtit 2021.
Duke filluar nga viti 2001 menjëherë pas sulmeve terroriste të Al Kaedës të 11 shtatorit dhe duke përfunduar në vitin 2021 me tërheqjen e trupave amerikane, lufta në Afganistan mbetet lufta më e gjatë amerikane në histori.
“Luftë pa fund, konflikt pa fund, pa rrugëdalje, energji, jetë njerëzore, para, gjithçka”, tha Orban duke vazhduar krahasimin e tij.
“Shkatërrimi i kornizës së jetës normale për Bashkimin Evropian. Jemi në rrezik serioz”.
Lini një Përgjigje