![]()
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya gjatë fjalës së tij në Këshillin e sigurisë në Nju Jork, tha se Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja, nuk mund të jenë palë në zgjidhjen e luftës së Ukrainës.
Sipas tij, si BE-ja ashtu edhe Britania e Madhe janë absolutisht të pabesë ndaj fjalës së tyre.
"Ata nuk mund të jenë palë në asnjë marrëveshje të ardhshme për zgjidhjen e krizës ukrainase. Ata janë verbuar nga rusofobia primitive, dëshira e tyre maniake për të shkaktuar disfatë në vendin tonë, në fushën e betejës, duke përdorur ukrainasit që kanë mbetur gjallë", shton Vasily Nebenzya.
Duke e përshkruar Zelensky-n si një "komik profesionist ukrainas", Nebebzya tha se ai frikë nga zgjedhjet dhe po bën çdo gjë të mundshme për t'i zvarritur ato.
“Ukraina duhet të jetë një shtet i çmilitarizuar, neutral dhe jo pjesë e ndonjë blloku apo aleance", shtoi ai.
Kujtojmë se SHBA dhe Rusia kanë nisur bisedimet për të arritur një armëpushim në Ukrainë me takimin që do të mbahet të martën në Arabinë Saudite.
Europa ka pasur pakënaqësitë e saj për mënyrën se si po zhvillohen bisedimet për Ukrainën dhe përjashtimin e tyre nga tavolina. Lidhur me këtë, presidenti francez Emmanuel Macron ka mbledhur në mënyrë emergjente liderët e Europës për të diskutuar mbi mënyrën e reagimit për këtë rast.
Lini një Përgjigje