TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shkurt 2025, 13:11

Rubio dhe Lavrov takohen në Arabinë Saudite, nisin zyrtarisht negociatat SHBA-Rusi për fundin e luftës

Shkruar nga Pamfleti

Rubio dhe Lavrov takohen në Arabinë Saudite, nisin zyrtarisht

Nisin zyrtarisht negociatat mes anëtarëve të bashkimit për fundin e luftës në Rusi. Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio erdhi këtë të hënë në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite dhe do të takohet me zyrtarë të lartë të Moskës. Kremlini konfirmoi bisedimet duke thënë se drejt Arabisë Saudite për t’u takuar me Marco Rubion te marten do të udhëtojnë Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov si dhe i dërguari i Putin për marrëdhëniet me jashtë Yuri Ushakov.

Moska zyrtare deklaroi gjithashtu se do të zhvillohet një takim mes Presidetit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Kreu i Diplomacisë Ruse Sergei Lavrov, u shpreh se ne tryezen e bisedimeve te paqes nuk duhet te kete nje vend per Europen, pasi sipas tij perendimi ne menyre te nenkuptuar po tregon se nuk do ti japë fund kesaj lufte.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Zelensky do të jetë i përfshirë në bisedimet për fondin e luftës, ndërsa Associated Press shkruan se një delegacion i Ukrainës ka ardhur në Arabinë Saudite. Presidenti Ukrainas nuk ka vizite zyrtare ne Abu Dabi dhe sipas njoftimeve zyrtare qe ai te vizitoje Arabine Saudie te merkuren, Këshilltari i Presidentit Ukrainas deklaroi të dielën se nuk ka asnjë mundësi që delegacioni i Kievit të takohet me atë Rusi për bisedimet e paqes në Arabinë Saudite.

Donald Trump i cili zotua për t'i dhënë fundi luftës, ka deklaruar se duhet ti jepet fund gjakderdhjes në Evropën Lindore, megjithatë kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka treguar asnjë detaj mbi planetin e tij për t'i dhënë fund konfliktit më të rëndë në Evropë që nga lufta e dytë botërore. 

Lini një Përgjigje