TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Maj 2024, 17:07

OKB gati të miratojë rezolutën për Srebrenicën, Vuçiç: Nismë e politizuar, po hapni “Kutinë e Pandorës”!

Shkruar nga Pamfleti

OKB gati të miratojë rezolutën për Srebrenicën,

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ka nisur debatin për një propozim-rezolutë, që do të shpallte 11 korrikun si ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Kjo rezolutë është kundërshtuar fuqishëm nga Serbia. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, duke folur në Asamble, tha se ndodhet në atë sallë për të votuar kundër kësaj rezolute. Sipas tij kjo rezolutë është e politizuar dhe nëse miratohet do të hapë atë që ai e cilësoi si “Kutia e Pandorës”.

Vuçiç theksoi më tej se rezolutë nuk do të bashkojë asnjë në Bosnje por do të krijojë më shumë ndarje në rajon.

Duke folur kundër Gjermanisë dhe kundër rezolutës nuk është e lehtë. Para se të fillonte sesioni, përulem para viktimave të konfliktit në Bosnje, që kanë qenë serbë dhe boshnjakë. Jam në këtë sallë për të votuar kundër rezolutës kjo rezolutë është e politizuar skajshmërisht. Pse këta njerëz nuk filluan për gjenocidin që kanë kryer vendet e tyre, ata filluan të flisnin për holokaustin, që është njohur nga Kombet e Bashkuara. Të gjithë gjenocidet e tjera, janë njohur dhe pranuar, përfshirë gjenocidin ndaj serbëve në Luftën e Parë Botërore. A do të bashkojë ndonjë në Bosnjë kjo rezolutë, a do te ketë ndarje në rajon? Kjo do të krijojë ndarje. Rezoluta është goditje për Serbinë. Kjo rezolutë do të hapë kutinë e Pandores”, theksoi ai.

Ai shtoi më tej se e gjithë kjo rezolutë nuk do të bëjë asgjë tjetër veçse do të hapë plagë të vjetra, sepse kështu u interesojnë politikisht. Më tej Vuçiç u bëri thirrje shteteve anëtare që të votojnë kundër kësaj rezolute.

Përse po i adaptoni këto amendamente, vetëm për të fshehur të vërtetën. Ju po hapni sërish plagët sepse dikujt i duhet politikisht. Unë shkova vetë në Srebrenicë për të vendosur lule dhe më linçuan. Kjo është diçka që do të hapë plagë të vjetra që do të krijojë një kaos politik jo vetëm në rajon por edhe në sallë. Dua t’u jap një dhuratë, ne i përkasim një kombi krenar që ka mundur të mbrojë veten. Sot nuk po mbrojmë vetëm veten, por edhe botën dhe parimet, i bëj thirrje shteteve anëtare që të votojnë kundër kësaj rezolute”, tha ndër të tjera Vuçiç.

vuçiç

Lini një Përgjigje