
Lecornu tani do të përballet me sfidën e dyfishtë, ta nxjerrë Francën nga kriza financiare, ndërkohë që drejton një qeveri të përgatitur për protesta masive.
Sebastien Lecornu është emëruar Kryeministri i ri i Francës.
Lecornu ka mbajtur postin e ministrit të Forcave të Armatosura dhe është një mbështetës besnik i presidentit Emanuel Macron.
Zgjedhja e Lecornu, 39 vjeç, tregon vendosmërinë e Macron për të mos shkuar drejt zgjedhjeve të reja,
Macron u detyrua të emëronte një kryeministër të pestë në më pak se dy vjet, pasi parlamenti shkarkoi Francois Bayrou nëntë muaj pas marrjes së detyrës për shkak të planeve të tij për të zbutur borxhin në rritje të vendit.
Lecornu tani do të përballet me sfidën e dyfishtë, ta nxjerrë Francën nga kriza financiare, ndërkohë që drejton një qeveri të përgatitur për protesta masive.
Presidenca njoftoi sot se Sébastien Lecornu është ngarkuar me detyrën e “konsultimit” me partitë me qëllim “ndërtimin e marrëveshjeve thelbësore për vendimet në muajt e ardhshëm".
“Pas këtyre diskutimeve, do të jetë detyrë e Kryeministrit të ri t’i propozojë një qeveri Presidentit të Republikës”, vazhdon deklarata.
Kujtojmë që përpara votëbesimit, Bayrou i paralajmëroi ligjvënësit se rrëzimi i tij nuk do t’i zgjidhte problemet e vendit.
“Ju keni fuqinë për të rrëzuar qeverinë, por nuk keni fuqinë për të fshirë realitetin. Realiteti do të mbetet i pamëshirshëm: shpenzimet do të vazhdojnë të rriten dhe barra e borxhit, tashmë e padurueshme, do të bëhet më e rëndë dhe më e kushtueshme”, tha ai.
Kush është Sebastien Lecornu?
Lecornu, 39 vjeç, ishte ministri më i ri i Mbrojtjes në historinë e Francës dhe arkitekti i një rritjeje të ndjeshme të buxhetit ushtarak deri në vitin 2030, e nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës.
Ish-konservator që iu bashkua lëvizjes centriste të Macron-it në vitin 2017, ai ka mbajtur poste në administratën lokale, territoret jashtë Francës, si dhe gjatë krizës së “jelekëve të verdhë”, ku luajti rol kyç në organizimin e debatit kombëtar për të qetësuar zemërimin e qytetarëve përmes dialogut.
Në vitin 2021, ai gjithashtu ofroi bisedime mbi autonominë gjatë trazirave në Guadelupë.
Në zgjedhjet bashkiake të vitit 2014 , Lecornu u zgjodh Kryetar Bashkie i Vernonit dhe e braktisi bashkinë e Vernonit më 4 dhjetor 2015.
Në vitin 2017, Lecornu u emërua Sekretar Shteti pranë Ministrit për Tranzicionin Ekologjik dhe Gjithëpërfshirës nga Presidenti Emmanuel Macron .
Lecornu u pezullua më pas nga detyrat e tij brenda Republikanëve nga partia dhe kundër tij u ngritën procedura disiplinore për përjashtim. Ai u përjashtua nga LR më 31 tetor 2017
Më 16 tetor 2018, Lecornu u emërua Ministër i Autoriteteve Vendore pranë Ministres së Kohezionit Territorial dhe Marrëdhënieve me Autoritetet Vendore, Jacqueline Gourault.
Më 6 korrik 2020, Lecornu u emërua Ministër i Jashtëm në qeverinë Castex .
Më 20 maj 2022, Lecornu u emërua Ministër i Forcave të Armatosura në qeverinë Borne.
Lini një Përgjigje