
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po mban një konferencë për shtyp, lidhur me sulmin në Doha, në zemër të Katarit. Ai e ka cilësuar sulmin si një "sulm kirurgjikal dhe preciz".
Netanyahu thotë gjithashtu se njerëzit e sulmuar në Doha sot iniciuan, organizuan dhe festuan sulmet e 7 tetorit.
Netanyahu argumentoi gjithashtu se sulmi ishte "plotësisht i justifikuar" pasi dy persona të armatosur hipën në një autobus në Jerusalem të hënën dhe vranë gjashtë persona. Hamasi mori përgjegjësinë e plotë për goditjen në zemër të Katarit.
Netanyahu u shpreh se ‘jemi në mes të një fushate për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar të gjithë pengjet’.
“Armiqtë tanë duhet ta dinë një gjë: Që nga themelimi i shtetit të Izraelit, gjaku hebre nuk do të derdhet. Jemi në mes të një fushate për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar të gjithë pengjet. Ne u kemi dhënë goditje të mëdha të gjitha pjesëve të boshtit të së keqes. Së bashku qëndrojmë, së bashku luftojmë dhe me ndihmën e Zotit do të jemi fitimtarë”, deklaroi kryeministri izraelit.
Lini një Përgjigje