
Shtëpia e Bardhë ka reaguar pasi Çmimi Nobel nuk iu dha Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, por drejtueses së opozitës venezueliane, María Corina Machados. Në reagimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se ky vendim për Nobelin tregon se u vendos "politika mbi paqen".
Që kur u rikthye në presidencën e SHBA-së, Trump kishte këmbëngulur se e meritonte Çmimin Nobel dhe për këtë arsye kishte nisur një fushatë për ta fituar atë në kurriz të paqes në Rripin e Gazës.
Shtëpia e Bardhë tha të premten se komiteti i Çmimit Nobel mori një vendim që e vuri politikën mbi paqen duke ia dhënë çmimin udhëheqëses së opozitës venezueliane, María Corina Machado, në vend të Presidentit Donald Trump.
Presidenti amerikan shprehu së fundmi dëshirën e tij për të fituar Çmimin Nobel për Paqen, ndërsa negocioi një marrëveshje midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas për Gazën. Marrëveshja u nënshkrua të enjten.
“Presidenti Trump do të vazhdojë të bëjë marrëveshje paqeje, t’i japë fund luftërave dhe të shpëtojë jetë”, shkroi drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, në X.
Në vijim ai shtoi “Komiteti i Nobelit vërtetoi se ai e vendos politikën përpara paqes.”
“Ai ka zemrën e një humanitari dhe nuk do të ketë kurrë askënd si ai, të aftë të lëvizë malet me forcën e vullnetit të tij”, shkroi Cheung.
Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, Trump kishte këmbëngulur vazhdimisht se e meritonte Çmimin Nobel për rolin e tij në zgjidhjen e konflikteve të shumta.
Trump e përsëriti pretendimin e tij në prag të njoftimit të çmimit, duke thënë se ndërmjetësimi i tij në fazën e parë të një armëpushimi në Gaza këtë javë ishte lufta e tetë që ai kishte përfunduar që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë.
“Çfarëdo që të bësh, është e drejtë. E di këtë: Nuk e bëra për atë arsye, e bëra sepse kam shpëtuar kaq shumë jetë”, shpjegoi ai.
Në mesazhin e saj të parë pas njoftimit të Komitetit Norvegjez të Nobelit, María Corina Machado falënderoi Presidentin Trump dhe "popullin e Shteteve të Bashkuara" për njohjen që mori këtë të premte për luftën e saj për të mbrojtur demokracinë në Venezuelë.
Ekspertët e Çmimit Nobel në Oslo kishin këmbëngulur në ditët para njoftimit të së premtes se Trump nuk kishte asnjë shans, pasi politikat e tij "Amerika e Para" bien ndesh me idealet e Çmimit të Paqes, siç përcaktohen në testamentin e Alfred Nobel të vitit 1895.
Komitetin e Nobelit, Nobeli nga 'lart' ju tund gishtin dhe i paralajmëron: dinamiti për nevoja të infrastrukturës rrugore ka qenë synimi im. Ju nuk ja dhatë Nobelin Z.Tramp se ju tërhiqnin veshin 'Dinamistat e Dronëve dhe Raketave'.Ju inkurajoni Luftën dhe jo Paqen. Do përfundoni në ferr. Njeri nga anëtarët e Komitetit të Nobelit e tregonte ëndrrën që kish parë, njeri nga anëtarët e Komitetit të Nobelit që votoi kundra Z.Tramp. 'Ferri' fillon qysh tani.