
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Verona të Italisë pasditen e sotme, ku një grua ka qëlluar me armë djalin e saj 15-vjeçar dhe më pas ka vrarë veten.
58-vjeçarja Alessandra Spiazzi, e cila prej kohësh vuante nga çrregullimi emocional dhe mendor, dyshohet se goditi djalin e saj në kokë me armën e babait të saj dhe më pas ka kthyer armën ndaj vetes, duke u vetëvrarë.
Nga sa dihet deri më tani bëhet fjalë për dy të shtënat me armë, të qëlluara rreth orës 14:00. Kjo krismë pasoi pas një debati të furishëm në shtëpi mes gruas dhe djalit të saj. Alessandra Spiazzi, e cila sipas gjetjeve fillestare të hetuesve vuante prej disa kohësh nga çrregullime mendore, papritur ia kapi armën babait të saj të ndjerë, duke ia drejtuar djalit dhe e goditi në kokë, më pas gruaja qëlloi veten për vdekje në kokën.
“Për momentin hipoteza rrethanore më e akredituar është ajo e tentativës së vrasjes së djalit të kryer nga nëna e cila më pas kreu vetëvrasje, gruaja prej disa kohësh kishte probleme shëndetësore”, shpjegoi prokurori Raffaele Tito.
Aktualisht 15-vjeçari ndodhet i shtruar në departamentin e neuroresanimacionit të spitalit Borgo Trento në Verona. Gjendja e tij mbetet shumë e rëndë, aq sa funksionet e tij jetësore mbahen aktive nga ilaçet dhe makineritë.
Trupi i gruas dhe djalit të plagosur rëndë u gjetën në kuzhinë nga Luciano Feltre, bashkëshorti i 58-vjeçares dhe babai i 15-vjeçarit i cili menjëherë thirri për ndihmë.
60-vjeçari sapo ishte kthyer nga turni i punës dhe është i punësuar si operator administrativ për zjarrfikësit e komandës provinciale të Veronës. Feltre nuk është nën hetim, por ai u intervistua për orë të tëra në komisariat si person i informuar për faktet, më pas u lirua dhe u kthye në shtëpi.
Lini një Përgjigje