TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Tetor 2024, 08:09

Ngjarje tragjike në Bosnje-Hercegovinë/ 15-vjeçari futet në komisariat dhe sulmon efektivët, humb jetën një person; një tjetër në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje tragjike në Bosnje-Hercegovinë/ 15-vjeçari futet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Bosnje-Hercegovinë. Mësohet se një adoleshent hyri në një stacion policie në qytetin Bosanka Koriba dhe goditi për vdekje me thikë një polic.

Gjithashtu raportohet se i mituri plagosi rëndë edhe një tjetër oficer me uniformë.

Incidenti i përgjakshëm ndodhi të enjten mbrëma brenda një stacioni policor në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës. Sipas zëdhënësit të policisë Adnan Beganovic në televizionin publik boshnjak BHRT, sulmuesi 15-vjeçar hyri në stacionin e policisë në Bosanka Krupa dhe sulmoi oficerët me thikë.

Njëri iu nënshtrua plagëve të marra. I dyti ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Sulmuesi i lindur në vitin 2009 është arrestuar, sipas zëdhënësit, i cili ka sqaruar se ka nisur hetimi për të zbardhur motivet e atentatit, të cilat në këtë fazë mbeten të panjohura.

 

Lini një Përgjigje