TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Tetor 2024, 07:37

Lufta në Gaza, Blinken ngjall shpresën për armëpushim 

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, Blinken ngjall shpresën për

Ndërsa të gjithë presin sulmin hakmarrës të Izraelit ndaj Iranit, negociatat për një armëpushim të mundshëm dhe lirimin e pengjeve mund të rifillojnë në ditët në vijim.

Një delegacion izraelit do të niset për në Katar të dielën, ndërsa në Kajro një delegacion i Hamasit i kryesuar nga Khalil al-Haya – një pasardhës i mundshëm i liderit të vrarë Yahya Sinwar – u takua me kreun e shërbimit inteligjent egjiptian, Hassan Mahmud Rashad.

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken ishte në Doha ku diskutoi çështjen e armëpushimit.

Uashingtoni ka thënë se vrasja e liderit të organizatës islamike palestineze dhe organizatorit të sulmeve të 7 tetorit, Yahya Sinëar mund të jetë një pikë kthese për rifillimin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.

Sipas Agence France-Presse, një zyrtar i lartë i Hamasit tha se delegacioni i organizatës palestineze thuhet se theksoi se Hamasi është gati të bie dakord për t’i dhënë fund armiqësive në Rripin e Gazës nëse Izraeli angazhohet për kushtet e ndonjë marrëveshjeje.

Megjithatë, kryeministri dhe ministri i jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, theksoi se ndërmjetësuesit e Katarit mund të – pas vrasjes së Sinwar – të jenë ri-angazhuar në bisedime me Hamasin, por organizata mbetet e mbyllur për planet e saj për bisedimet e armëpushimit.

Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një postim në platformën X, tha se përshëndet “gatishmërinë” e Egjiptit për të “promovuar rifillimin e negociatave me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve”.

Përpjekja e re për të arritur një armëpushim vjen pas dështimit të bisedimeve të mëparshme, të cilat u përqëndruan në një propozim të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, majin e kaluar.

lufta ne gaza armepushim

Lini një Përgjigje