
Për javë të tëra u duk se mosmarrëveshja e gjatë publike e Prigozhin me drejtuesit më të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse kishte rënë. Por nga deklaratat e fundit publike të Prigozhin kjo po vihet në pikëpyetje...
Në vetëm 48 orët e fundit, Kremlini pohoi se selia e tij e pushtetit në zemër të Moskës, u sulmua nga ato që pretendonte se ishin dronët ukrainas që kishin si synim për të vrarë presidentin Vladimir Putin.
Më pas sot në mëngjes, ndoshta figura më e shquar në ushtrinë ruse, Yevgeny Prigozhin, kreu i kompanisë private ushtarake Wagner, përdori llogarinë e tij në Telegram për të thënë se do të tërheqë forcat e tij nga Bakhmut më 10 maj.
Në deklaratën e tij nuk kishte shenja kthimi mbrapa, asnjë "përveç apo nëse". Ai thjesht tha se do të tërhiqet, pasi Kremlini refuzon në mënyrë të pakuptimtë që të furnizojë ushtrinë e tij me predha artilerie të mjaftueshme për të pasur një ecuri pozitive.
“Këta janë etërit e mbretit të dikujt dhe bijtë e dikujt. Dhe ju kërpudhave që nuk po na jepni municion, ju kur*ave , do t'ju hamë zorrët në ferr!”, tha Prigozhin në videon e së enjtes.
Gjithashtu Prigozhin emëroi si zv/komandant të grupit Wagner, ish-zëvendësministrin e mbrojtjes të Rusisë vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga Vladimir Putin. Një gjest ky që tregon dhe një sfidën e hapur që Prigozhin po i bën presidenti Rus.
Është e paqartë nëse Prigozhin shpreson që të marrë më shumë furnizime me armë, energji apo para nga këto deklarata. Ai ka qëndruar më parë përballë kufomave të mercenarëve dhe të dënuarve rusë që kishte nisur në vijën e frontit, pa trajnime apo pajisje të duhura dhe ka kërkuar më shumë municione.
Ai gjithashtu me sa duket është penguar nga zbrazja e burgjeve të Rusisë për rekrutët e rinj, nga Ministria ruse e Mbrojtjes që punëson të dënuar drejtpërdrejt. Por ai kurrë nuk ka thënë se ka të ngjarë të gjymtojë një nga vijat e para më simbolike të Rusisë duke u larguar.
Forcat Wagner mund të përbëjnë rreth gjysmën e pranisë së Rusisë rreth një qyteti që ka rëndësi minimale strategjike, por ka fituar peshë të madhe simbolike që kur Moska e shpalli atë një objektiv kyç vitin e kaluar. Të dyja palët dërguan mijëra burra për të vdekur në luftë, por tani, avokati kryesor i operacionit thotë se ai thjesht do të largohet pas pesë ditësh.
Nuk do të jetë aq e lehtë. Forcat Wagner do të duhej të largoheshin nga një fushë beteje e cila në pjesën më të madhe të saj është e kontrolluar nga Ministria e Mbrojtjes e Putinit. Në një kohë kur dezertorët rusë janë qëlluar në vijën e frontit, në mënyrë të përsëritur.
Tërheqja është një operacion i rrezikshëm dhe kompleks në kohën më të mirë, dhe kështu të mërkurën, Wagner nuk mund thjesht t'ua dorëzojë çelësat Airbnb trupave ruse dhe të udhëtojë për në aeroport. Forcat ukrainase do të jenë të prirura për të shfrytëzuar çdo kaos për të synuar tërheqjen e trupave të Wagner-it, dhe gjithashtu të kujdesshëm për t'u zhytur në angazhimin e forcave për rimarrjen e qytetit, në një kohë kur kundërsulmi i tyre duket se po fillon.
Gjurmët e përçarjes
Për javë të tëra u duk se mosmarrëveshja e gjatë publike e Prigozhin me drejtuesit më të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse kishte rënë. Por nga deklaratat e fundit publike të Prigozhin kjo po vihet në pikëpyetje.
Nga ana tjetër zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov pranoi se kishte lexuar në media për deklaratën e Prigozhin, por nuk e komentoi atë. Kjo pasi administratës së Putinit nuk i pëlqen të shfaqet e dobët. Baza e mbajtjes së pushtetit të Presidentit dhe ministrave të tij është se ata janë zotërues të qetë, të kontrolluar dhe të pamëshirshëm të fatit gjeopolitik të Rusisë.
Një sulm ndaj Kremlinit dhe deklarata se një grup privat mercenar do të largohet në një vijë kryesore të frontit, nuk janë një shenjë e mirë cilado qoftë e vërteta pas çdo situate.
Putin po duron shumë nga kritikat e këqija të momentit, për t'u dukur sikur i ka të gjitha në kontroll. Nuk ka gjasa që ndonjë çarje në zemër të Kremlinit të bëhet publike përpara se të veprohet mbi to. Por këto gjurmë të çuditshme të përçarjes, ose dështime të tmerrshme të sigurisë, nuk e mbështesin konceptin e një presidenti që ende zbaton një plan të qetë.
Nga ana tjetër, Ukraina duket se po ecën përpara me planin e saj. Presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, sapo përfundoi një turne simbolik në vendet aleate evropiane, duke përfshirë Hagën në Holandë, ku ai bëri shaka se donte të shihte "Vladimirin tjetër" në atë vend, duke pasur parasysh aktakuzën e nritur ndaj Putinit në atë gjykatë.
Indikacionet nga ushtria e saj janë për përparim të lehtë në Lindje dhe gatishmëri në Jug. Ndërkohë mbrojtja ajrore shumë e përmirësuar e Ukrainës i ka bërë netët e përsëritura të sulmeve me dron nga Rusia një ngjarje shumë më pak të kobshme sesa disa muaj më parë.
Është e rrezikshme të parashikosh se si mund të zhvillohen këto ngjarje të paprecedentë. Është një moment po aq i rrezikshëm edhe në luftë, tani që një president rus pavarësisht vendimit të tij katastrofik për të pushtuar Ukrainën, përballet me një vorbull lajmesh të këqija që shqyejnë nga poshtë dyshemenë e kontrollit të tij./Përshtati “Pamfleti” nga “CNN”
Lini një Përgjigje