TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Korrik 2024, 12:33

Nga fotot e Princeshës së Uellsit te drejtori i FBI-së dhe video pornografike, çfarë u gjet në historikun e telefonit të atentatorit të Trump

Shkruar nga Pamfleti

Nga fotot e Princeshës së Uellsit te drejtori i FBI-së dhe video

Ndër të tjera, sipas Daily Mail, ai kërkoi video pornografike pak para se të qëllonte ish-presidentin gjatë tubimit në Pensilvani.

Hetuesit e FBI-së arritën të hapin dhe kontrollojnë telefonin e atentatorit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Thomas Matthew Crooks.

Vrasësi i Donald Trump kishte hulumtuar në internet Princeshën e Uellsit përpara se të përpiqej të vriste ish-presidentin, raportoi sot Daily Mail.

Thomas Matthew Crooks kishte shkarkuar fotot e mbretëreshës së ardhshme, tregon analiza që FBI i ka bërë dy telefonave të  tij.

Atentatori 20-vjeçar kishte imazhe të Princeshës së Uellsit në telefonin e tij, sipas Radios Kombëtare Publike. Burime pranë hetimit e kanë konfirmuar këtë për Daily Mail.

Ai gjithashtu kishte kërkuar Presidentin Joe Biden, drejtorin e FBI-së Christopher Wray dhe Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA Merrick Garland . Kërkime të tjera të autorit, i cili u vra në vendngjarje, përfshin dhe vrasësin Ethan Crumbley, i cili vrau 4 studentë dhe plagosi 7 të tjerë në shkollën e mesme të Oksfordit.

Ndër të tjera, sipas Daily Mail, ai kërkoi video pornografike pak para se të qëllonte ish-presidentin gjatë tubimit në Pensilvani. Nuk është ende e qartë pse Crooks po kërkonte Kate, në grupin e njerëzve të gjetur në historinë e tij të kërkimit në internet. 

Në telefonin e tij, FBI gjeti se  ai kishte kërkuar për datat e tubimit të Trump në Butler, Pensilvani, ku ai përfundimisht bëri atentatin e tij.

Ka pasur gjithashtu kërkime për datat e Konventës Kombëtare Demokratike, thanë hetuesit në një konferencë private me ligjvënësit. Ata gjetën gjithashtu foto të Biden dhe Trump në materialin e Crooks.

atentatori i trump

Lini një Përgjigje