
Një organizatë rezerviste në Izrael ka ripërtërirë thirrjet që ushtarët të refuzojnë urdhrat ushtarakë për të shërbyer, pasi kabineti i sigurisë miratoi një operacion të zgjeruar për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës.
“Fëmijët tuaj nuk dinë si të refuzojnë vetë, sepse është e vështirë. Është pothuajse e pamundur. Është e vështirë t’u shpjegosh komandantëve të tu vendimin për të refuzuar. Por është më e lehtë kur bëhet së bashku“, thanë në mediat sociale ushtarët për pengjet.
Organizata u ka bërë thirrje izraelitëve që të refuzojnë shërbimin për muaj të tërë, duke besuar se operacionet e mëtejshme ushtarake në Gaza përbëjnë një rrezik serioz për 50 pengjet e mbetura, 20 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë.
Yotam Vilk, një kapiten në rezervë i cili vendosi të ndërpriste shërbimin gjatë luftës dhe anëtar i “Ushtarë për pengjet”, tha në një artikull se ndihet i tradhtuar nga qeveria izraelite.
“Nuk mund të hesht. Jo pasi pashë me sytë e mi humbjet njerëzore të çdo dite shtesë në Gaza. Jo pasi pashë se si duket neglizhenca dhe braktisja, dhe si duket një qeveri e gatshme të na sakrifikojë të gjithëve për hir të premtimeve të saj të rreme”, shkroi Vilk në gazetën e përditshme Haaretz.
Michael Majer, një ish-oficer i inteligjencës së IDF-së i cili përfundoi shërbimin e tij gjatë kësaj lufte, shprehu zemërimin e tij ndaj politikanëve të Izraelit që nuk u bënë thirrje të tjerëve të refuzonin.
Duke iu referuar disa prej ligjvënësve kryesorë të vendit, Majer tha në mediat sociale: "Të gjithë thonë se lufta është e pakuptimtë. Të gjithë thonë se ushtarët dërgohen në Gaza pa asnjë qëllim. A ju interesojnë më shumë vendet tuaja sesa jeta e ushtarëve?"
Lini një Përgjigje